TIRANE - Sipas ambasadorit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, "reforma territoriale përmendet edhe në Raportin e Progresit". Ambasadori ka bërë të ditur se, reformat janë të mira kur shtojnë kapacitetet dhe modernizimin. "Ne mendojmë që reformat janë të mira për sa kohë ato çojnë në rritjen e kapacitetit, efektivitetit dhe modernizmit", ka deklaruar Sequi.
Sipas tij, nevojitet dialog dhe këtë e pret të ndodhë. "Sigurisht që për zbatimin e çdo reforme është e rëndësishme të ketë dialog nga të gjitha palët e përfshira në këtë reformë. Kjo është e nevojshme gjithandej sikurse edhe në Shqipëri. Edhe në rastin e kësaj reforme ne besojmë dhe shpresojmë që kjo do të ndodhë", theksoi në fjalën e tij për gazetarët, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.