RUSI - Dy persona janë vrarë, pasi një person ka hapur zjarr në një shkollë në periferi të Moskës. Mediat ruse, raportojnë se personi i armatosur ka qenë një nxënës i kësaj shkolle.
Ai hapi zjarr duke vrarë një mësues dhe një polic dhe më pas mori peng për disa minuta dhjetëra nxënës të moshës 15-të vjeçare, të cilët janë liruar më pas nga policia.
Sipas mediave ndërkombëtare, nxënësi i armatosur pasi ka hyrë në këtë shkollë në periferinë e kryeqytetit rus, i është drejtuar një klasë ku po zhvillohej lënda e Biologjisë.
Mësuesit kishin arritur të aktivizonin alarmin, ai ka qëlluar drejt forcave të policisë që kishin ardhur në ndihmë.
Mediat ndërkombëtare, më herët kishin raportuar se ai mund të ishte babai i njërit prej nxënësve të kësaj shkolle, por më pas ai është identifikuar si nxënësi i kësaj shkolle i cili është ndaluar më pas nga policia.
Në Rusi, pothuajse të gjitha shkollat kanë një roje sigurie të armatosur, në bazë të ligjit të aprovuar, pas një sulmi terrorist që ndodhi në vitin 2004 në një shkollë në Beslan, në veri të vendit.
Kjo ngjarje verifikohet vetëm pak ditë nga nisja e Lojrave Olimpike që do të zhvillohen në Sochi të Rusisë