SHKODËR - Një zjarr i rënë mbremjen e djeshme në një fermë në fshatin Berdicë të Mesme të komunës Berdicë në Shkodër ka shkaktuar dëme të mëdha financiare ndërsa dy persona janë plagosur në tentativën për të shuar flakët.
Ferma ishte në pronësi të Skender Hordollit dhe nga flakët janë djegur për së gjalli 20 krerë lopë dhe 40 krerë dele. Ferma ishte në pronësi të Skender Hordollit.
Sipas policisë, një shkëndijë elektrike brenda fermës ka shkaktuar zjarrin. E ndërkohë në tentativë për të shpëtuar bagtitë kanë pësuar djegie edhe djali dhe gruaja e familjes Hordolli, të cilëve u është dhënë ndihma e parë në spitalin rajonal të Shkodrës. Sipas përfaqësuesve të komunës Berdicë dhe banorëve te zonës dëmet janë të konsiderueshme.
"Dëmi është i pallogaritshëm pasi ne jetojmë me bagëtinë, por rëndësi ka që kanë shpëtuar njerëzit" thotë Besnik Brahimi kryetar i komunës Bërdicë
Në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrëfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve por megjithë përpjekjen e tyre zjarri është shuar paraditen e sotme.