A1 Report - Atentati, Gjika:Dervishi aludon rëndë, s'jam pas klanit të tritolit

2015-08-21 0

VLORE- Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika doli sot në një deklaratë për shtyp për t'iu përgjigjur prefektit Besnik Dervishi se po aludon rëndë kur thotë se e gjithë Vlora e di kush ndodhet pas tentativës së atentatit duke i vendosur eksploziv makinës së tij.

I indinjuar ndaj deklaratave të prefektit Gjika thotë se "s'ka asnjë lidhje okulte me klane mafioze e me celula vrasësish gjakftohtë, qofshin këta edhe 'të penduar' "

Duke i quajtur deklaratat e Dervishit "të papërgjegjshme politikisht dhe ligjërisht" , Gjika thotë se Prefekti si pjesë e qeverisë nuk mund të flasë me opinione e me llafe rruge por t'i drejtohet organeve të hetimit nëse ka informacione.

"Sa për "klanin" që ju, z. Prefekt e aludoni si "klanin tuaj kundërshtar dhe të drejtuar nga unë vetë" dhe si të tillë e keni hedhur për konsum tavolinash, ju siguroj se i vetmi klan, të cilit unë i përkas është "klani" i qytetarëve vlonjatë i përkas "klanit" socialist që ka vendosur mes një mijë vështirësive ta rilindë Vlorën dhe Shqipërinë. "Si nëpunës shteti nuk duhej të kishe bërë gol në portën tonë. E di tërë Vlora ata që më duan se Gjika nuk është as hajdut dhe as kriminel sot jam në dyert e gjykata e ti si jurisit e di shumë mirë se përse jam" .

Gjika thotë se dikush por edhe opozita, pjesë e së cilës është dhe Sali Berisha po përqipen të ringjallin nga hiri hijet e errëta të Vlorës së 1997 dhe në këtë situatë Dervishi me deklarata "absurde" poi jep një dorë.

Kryetari i Bashkisë i përgjigjet dhe Fatos Lubonjës i cili pak ditë më parë në një shkrim të tij aludonte se pas eksplozivit nè makinën e Dervishit qëndronte Gjika.

"Nuk mund të duroj as ty, Besnik Dervishi, as ty Fatos Lubonja e as këdo tjetër që gjoja në emër të opinioneve personale, të lëshoni akuza në erë që të më inkriminojnë në veprimtari të tilla, tipikisht mafioze. Jo, kurrësesi, jo!..."- tha Gjika duke siguruar se Shpëtim Gjika "është po ai që ka qenë deri më sot, po ai që do jetë edhe kur të mos jetë më kryetar i Bashkisë suaj, një qytetar i Vlorës, pa biznese të fshehura, pa asnjë ambicie për ta bërë politikën biznes e ca më pak biznes kriminal."

Free Traffic Exchange