Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku është avokati i biznesmenit Ilir Karçini, i akuzuar si personin që ka paguar 120 mijë euro për të vrarë biznesmenin tjetër, Piro Bare.
Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj Karçinit ka nisur rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm dhe në sallë është paraqitur i pandehuri, që mbrohet nga Sollaku si dhe pala akuzuese, Prokuroria e Krimeve të rënda.
Mbi Karçinin është ngritur akuza për "Sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje". (Plane nga gjykata e Krimeve të Rënda)