Rritja e pagës mesatare, e padrejtë

2015-08-21 0

Rroga mesatare në Maqedoni për vitin 2013, sipas Entit për Statistikë ka qenë 21 mijë denarë. Të punësuarit në transportin ajror dhe atë ujor, në farmaci dhe energjetikë kanë marrë rroga më të larta, kurse rroga më të ulëta kanë marrë të punësuarit në industrinë e përpunimit. Të punësuarit në transportin ajror dhe ujor kanë rroga prej 48 mijë denarësh. Ato që punojnë me shërbimet kontabiliste dhe ligjore, kanë marrë nga 45 500 denarë. Në telekomunikim rroga mesatare ishte 43 mijë denarë, në farmaci 39 mijë denarë, energjetikë 36 mijë.

"Unë jam roje në gjimnazin e Dibrës".

-Sa e keni rrogën mesatare?

Rrogën, më mirë mos ta dish se është turp ta tregoj! 12 mijë denarë.

"Moler, këtë e kam profesion".

Sa e keni rrogën mesatare?

-"10 mijë e 500, 600 ashtu diçka".

A ju mjaftojnë?

"Nuk mjaftojnë".

Çka mund të bleni me ato para?

"Vetëm për të paguar shërbime komunale 100 euro, tjetër.. aq".

"Në Maqedoni, rroga minimale do të jetë 10 080 denarë ose 165 euro. Mirëpo këtë rrogë disa prej të të punësuarve do ta marrin pas 2, pjesa tjetër pas 4 vitesh. Të punësuarit në industrinë e tekstilit dhe industrinë e lëkurës do t'i marrin rrogat e para minimale në vitin 2018, kurse pjesa tjetër e të punësuarve në vitin 2016"

"Mendoj se nuk është në rregull të krahasohen 5 mijë dhe 8 mijë tani, për shkak se ekonomia e dikurshme dhe ekonomia e tanishme nuk janë të njëjta. 5 mijë denarët e dikurshëm dhe 8 mijë denarët e tanishëm, këto janë numra që duhet të analizohen mirë. Rroga minimale sipas logjikës duhet të bazohet në fuqinë e industrisë. Fundja, industria është ajo që ia jep fuqinë shtetit. Dhe ne e dimë se çfarë industrie kemi", tha Marijana Perkovska, kryetare e bashkësisë së tekstilit.

Konfederata e Sindikatave të Lira e quajti qesharake rritjen e vogël të rrogës minimale, që kryeministri shpalli pak ditë më parë. Sipas tyre, me 10 mijë denarë, me ekonominë e sotme, nuk mbijetohet as për një javë. Ferikan Iljazi

Free Traffic Exchange