Mjerimi i familjes Saliu nga fshati Simnicë

2015-08-21 6

Në këtë shtëpi që nga larg të lë përshtypjen e një ahuri, jeton familja pesë anëtarëshe Saliu nga fshati Simnicë e komunës së Gostivarit. Gjithçka brenda saj është e vjetër dhe shkatërruar, sa që në çdo moment rrezikon shembjen. Kryefamiljarja, lokja Lime Saliu rrëfen për mundimet që ka kaluar prej vitesh me radhë, duke u kujdesur për mbesat dhe nipin e saj. Ajo ka nevojë për shumë gjëra, por ajo që është më urgjente është ndërtimi i një shtëpie të re.

"Kështu nëna mundohem të pastroj diçka, jam e smurë, pi hapa e puno, e sëmurë jam, nuk mundem, nuse nuk kam, atë që e kisha mi la fëmijët. Sa fëmijë ti ka lënë? Tre, kanë mbet për gjynah pa nënë, çka të bësh, kështu është. Nëse keni mundësi të bëni diçka bëni, nuk keni mundës shëndosh..(4.40) Çka mundohen fëmijët me të ndihmu? Mundohen me mbledh ndonji dru për bukë ose pite, mundohet vajzë e vogël me përgatit bukën, mu më dhambin duart, ajo i bën bukët dhe i pjek në atë shporet", tha Lime Saliu, kryefamiljare.

Në këtë mjerim rriten edhe vëlla e motër, Albana 14 vjeçare dhe Albani 15 vjeç. Në mungesë të kujdesit të duhur prindëror dhe arsimor ata kanë mbetur shumë larg civilizimit shoqëror, pa mësuar mirë shkrimin dhe leximin.

"Albana, sa vjet i ka Albani? 15..Është më i madhë se ti, a shkon në shkollë? Po. Në cilën klasë shkon? Në të gjashtën. Edhe ai është bashkë më ty, ka mësu të lexon ose të shkruaj? Nuk lexon..A mundohesh që ti ndihmosh, me ja mësu shkronjat? Po, nuk mësohet ky, nuk lexon..", thonë Lime Saliu, kryefamiljare.

U larguam nga kjo familje me shpresë së dora humane do të zgjatet edhe për këta njerëz të varfër. Në ballkon të shtëpisë lamë fëmijët bashkë me loken e tyre, me shpresat e varura se vizita jonë e radhës do të jetë fillimi i ri i tyre, i një jete më të lumtur.



Melihate Rustemi Operator: Alush Sulejmani



Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë përmes numrit të telefonit:



+389 70 512 006



Lime Saliu

Free Traffic Exchange