Tetova përballet me zhdukjen e hapësirave të gjelbra

2015-08-21 1

Po zhduket hapësirat e gjelbra në Tetovë. I gjithë qyteti ka vetëm se dy parqe, një tek Xhamia e Larme dhe tjetrin pranë shtëpisë së kulturës. Institucionet e llogarisin si park të tretë edhe parkun e gruas, por i njëjti më tepër i ngjan një deponie të egër dhe çerdhesh për qentë se sa parku të gjelbëruar.

Sipas zyrtarëve komunal hapësira të gjelbëruara në Tetovë ka diku rreth 411.000 metra katror por pa saktësuar se ku janë ato dhe nëse vërtetë mund të quhen hapësira të gjelbra. Nga komuna përmendin ndërkohë edhe fenomenin e uzurpimit të këtyre hapësirave për ndërtime të ndryshme.

"Në Tetovë kemi diku rreth 41.123 metër katror sipërfaqe të gjelbra publike, por po ballafaqohemi me një problem, në të gjithë jemi të vetëdijshëm se uzurpohen në mënyrë të paskrupullt hapësirat publike mirëpo, tendenca jonë edhe si komunë edhe si ndërmarrje është që ata sipërfaqe ti ç`bllokojmë dhe ti kthejmë tek qytetarët", deklaroi Xhelal Ceka, drejtor i NPK "Tetova".

Por derisa institucionet flasin për hapësira të gjelbra, banorët e flasin të kundërtën.

"Do gënjej nëse them se ka parqe, të gjitha janë të uzurpuara të keqpërdorura, për fat të keq shumë pak kemi parqe."

"Nuk ka".

"Pak ka", thonë banorët.

Ndryshe Tetova nuk ka si problem vetëm mungesën e parqeve dhe hapësirave të gjelbëruara, por edhe ndotjen e madhe të ajrit që së bashku me mungesën e parqeve ndikon negativisht në shëndetin e njeriut. Bashkim Sulejmani

Free Traffic Exchange