A1 Report - Aleanca Kunder Devijimit te Lumenjve, protesta per Radiken

2015-08-21 2

TIRANË- Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve ka protestuar sërish sot në Tiranë, kundër devijimit të lumit Radika.

Drejtues të kësaj aleance i kanë kërkuar sërish qeverisë "të jetë transparente me publikun, të mos dizinformojë publikun dhe t'i thotë jo projektit për lumin Radika".

Ata kërkuan që qeveria dhe mbarë opinioni publik duhet "të sensibilozohen se këta njerëz që kanë dalë të protestojnë në të drejtë të Zotit, të mos përgojohen sikur janë një grusht njerëzish".

"Së bashku duhet t'i dalim e t'i bëjmë ballë kësaj të keqeje", janë shprehur drejtues të AKDL.

Free Traffic Exchange