A1 Report - Ministria: Do te anulohen kredite e buta dhene per 145 zyrtaret

2015-08-21 4

TIRANE- Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka kërkuar që asnjë zyrtar të mos përfitojë nga kredia të buta, pasi u konstatuan abuzime për sa i përket kësaj skeme. Ndërkaq, javën e ardhshme pritet që Qeveria të miratojë vendimin që u ndalon këtyre personave marrjen e kredisë lehtësuese. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka bërë të ditur se ka nisur një auditim të mënyrës se si janë dhënë këto kredi. Gjithashtu, ky dikaster u ka kërkuar bashkive të vendit që, deri në përfundim e inspektimit që do të kryhet edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, të mos miratojnë asnjë listë përfituesish.

Zyrtarët
Kjo kërkesë e Ministrisë vjen pak ditë pasi "Shqiptarja.com", zbardhi listën me 145 emrat e personave që kishin përfituar nga kjo skemë. Kjo listë u soll për herë të parë në vëmendjen e medias nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, gjatë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë. Ministrja Gjermeni deklaroi se ishin 145 zyrtarë që kishin përfituar në mënyrë abuzive nga skema e kredive të buta.

Kërkesa
Të gjitha bashkivë të vendit u është këkrkuar nga Enti Kombëtar i Banesave në fillim të këtij viti, që të bllokojnë dhënien e kredisë së butë për të pastrehët. Sipas këtij institucioni janë dhënë dy argumente për pezullimin e projektit të dhënies së kredive të buta deri në një fazë të dytë. Arsyeja e parë e dhënë është tejkalimi i kuotave, ndërsa e dyta është përfitimi abuziv i kredive të buta nga një pjesë e qytetarëve.

Masat
Për bashkitë që kanë përfshirë në listën e personave, të cilët përfitojnë këtë kredi, qytetarë që nuk i plotësojnë kriteret, ligji parashikon marrjen e masave ndëshkuese.

Free Traffic Exchange