A1 Report - Lushnje, në burg gruaja që vrau përdhunuesin: U vetëmbrojta

2015-08-21 12

LUSHNJË- Gjykata e Lushnjës ka lënë në burg Daniela Mecanin e cila akuzohet për vrasjen e ish-të dashurit të motrës, Ilir Llozi, dy ditë më parë në fshatin Grabin të Lushnjës.

Gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për 40-vjeçaren nën akuzën "vrasje me paramendim". Ajo ka deklaruar se krimin e kishte kryer për vetëmbrojtje, pasi sipas saj viktima Ilir Llozi donte ta përdhunonte dhe më pas ta vriste në kasollen ku ajo po milte lopën.

"Më futi thonjtë në fyt dhe unë e godita me thikë për vetëmbrojtje, me ngacmonte sistematikisht", u shpreh Mecani, nënë e 3 fëmijëve, para trupit gjykues.

Avokati i Daniela Mecanit kërkoi të merret masa "detyrim paraqitje", pasi klientja e saj ka kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes, ndërsa prokuroria kërkoi "arrest me burg".

Free Traffic Exchange