TIRANË - Rruga Tapizë-Kamzës që lidh Tiranën me Fushë-Krujën ka mbetur në gjendje të amortizuar. Ndonëse punimet kanë nisur prej 5 vitesh ata janë ndërprerë herë pas here, ndërsa drejtuesit e mjeteve shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë të shtrohet rruga sa më parë.
Kjo rrugë krijon jo vetëm vështirësi në qarkullimin e automjeteve, por edhe një trafik të rënduar. Punimet janë ndërprerë herë pas here, për arsye që nuk dihen.
Drejtuesit e automjeteve si dhe banorë të zonës shprehen mjaft të shqetësuar për këtë segment rrugor jashtë çdo lloj kushti teknik.
Po ashtu në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti rrugor nuk ka asnjë tabelë sinjalizuese për drejtuesit e automjeteve.