Bekim Buçi, tani më 3 ditë lufton me të ftohtin dhe ankthin se ku do ta kalojë natën. Para vetëm dy ditësh, teksa ishte në punë, shtëpia e tij u shkrumbëzua duke qenë brenda shtëpisë 4 fëmijët dhe gruaja e tij, që mezi i kishin shpëtuar flakës me ndihmën e fqinjëve. Natën kur flaka kishte mbërthyer shtëpinë, fëmijët njëri prej tyre vetëm 15 muajsh kishin thithur shumë tym për çka ishin ndaluar në spital për mjekim. Siç rrëfen kryefamiljari Bekimi, ekipet zjarrfikëse nuk kishin arritur në kohë për të parandaluar dëmin i cili sipas zjarrfikësve është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.
"Isha në 20 në 12 të natës në çajtore. Punoj me një çajtore këtu afër. Nuk di asgjë. Vetëm kur erdh fëmija im i vogël , ai i ka 6 vjet. Erdh në çajtore tha babi hajde se u kall shtëpia. Kur erdhëm këtu mirë që i nxorëm fëmijët se un i kam dy vajza 15 muajsh, djali tjetër 3 vjet. Kur i nxorëm ata filluam me ujë, uji ishte ngrirë , nuk kishim as ku të marrim ujë. Deri sa erdhën zjarrfikësat e shihni edhe vetë se është djegur gjithçka", tha Bekim Buçi, kryefamiljar.
Kryefamiljari Buçi natën e kalon në shtëpi të ndryshme, tek të afërimit por siç thotë ai, është e vështirë që t'iu bëhesh barrë njerëzve për çdo ditë. Ai shpreson për ndihmë nga njerëzit human.
"Shpresojmë por varet nga ana e shqiptarëve, kush donë të ndihmon. Unë nuk kam hiç. Me 250 denarë që punojë për çdo natë nuk mbërrin as për të ngrënë. Nëse mundet të më ndihmojë dikush sa për të shtruar. Një natë po rri tek vëllai, një natë shkova tek babagjyshi im, tek shoqja flejta. Sonte tek vëllau jam. Një ditë atje një ditë këtu", deklaroi Bekim Buçi, kryefamiljar.
Në pritje të ndihmës së njerëzve human për të riparuar shtëpinë, ai së bashku me fëmijët në këto temperatura të ulëta, do të bredh nëpër familjarë të ndryshëm pa shpresë se do të kthehen në folenë e tyre të dikurshme. Ferikan Iljazi
Të gjithë ata që duan të ndihmojnë mund të paraqiten në numrin e telefoninit:
070/534-508