300 persona me aftësi të kufizuar do të punësohen këtë vit në administratën shtetërore, paralajmëruan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Në konkursin e shpallur kanë konkurruar 1816 persona, prej të cilëve 1069 persona të papunë me aftësi të kufizuar që i përmbushin kriteret për punësim. Ministri i punës, Dime Spasov thotë se gjatë përzgjedhjes do të merret parasysh edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive entike.
"Gjatë zgjedhjes për punësim do të mbahet llogari edhe për parimin e përfaqësimit të barabartë dhe të drejtë të bashkësive në Republikën e Maqedonisë, me ç'rast zgjedhja bëhet në bazë të përfaqësimit të llojit dhe shkallës së invaliditetit, sipas numrit të kërkesave të bëra në këtë shpallje", tha Dime Spasov, ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
Projekti hasi në reagime pozitive tek personat me aftësi të kufizuar të cilët shprehën kënaqësi nga transparenca e procedurës për punësim.
"Jam i kënaqur me atë që e pamë tani, gjithçka është transparente, jam i kënaqur me procedurën andaj edhe personalisht falënderohem", u shpreh Vasko Markov, kryetar i Këshillit Kombëtar të Organizatave Invalidore.
Prej të hënës, aplikuesit do të marrin informacionin nëse janë pjesë e listës preliminare. Të pakënaqurit do të kenë të drejtë ankese. Pasi të kalojnë afatet e animimit, do përcaktohet lista përfundimtare e kandidatëve të pranuar, të cilët me marrëdhënie pune në institucionet shtetërore do të mund të fillojnë brenda gjashtë muajve. Bojana Simonoviq