ROME- Një ditë pas ngritjes së kallzimit penal për ish konsullen shqiptare në Milano Nusika Spahia, kryeministri, Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kanë vizituar konsullatën shqiptare në Itali.
Ministri Bushati është shprehur se ju dha fund call center qe gerryente parate e shqiptareve në mënyrë korruptive.
"I dhamë fund call centerit që gërryente paratë e shqiptarëve në mënyrë korruptive "- tha Bushati.
Sipas ministrit konsullata sot është në kushte të veshtira por objektivi i qeverisë është të ketë shërbime sa më të shpejta dhe transparente për qytetarët.
Ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama ka lajmëruar se "së shpejti Konsullata e Milanos do jetë konsullata e të gjithë shqiptareve që do të thotë se do të bëhet spostimi i konsullatës që të perballojë fluksin dhe në të njejtën hapsirë do ofrojë shërbime konsulli dhe stafi i konsullit te Kosovë.
"Do të fokusohemi shumë fort të shërbimet për qytetarët. Do bëjmë sa më shpejt spostimin e konsullatës që të përballojë fluksin."- mësohet të ketë thënë
kryeministri.