A1 Report - Lushnjë, shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset polici, momentet e shpërthimit

2015-08-21 1

LUSHNJE- Flakët e zjarrit kanë përfshirë pasditën e së premtes katin e dytë të një godinë në qytetin e Lushnjës dhe kanë shkaktuar shpërthimin e një bombole gazi që ndodhej brenda në banesë. "A1 Report" sjell pamjet ekskluzive të momentit kur flakët që kishin përfshirë katin e dytë të godinës dhe provokuan shpërthimin e bombolës së gazit.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur një efektiv policie, që ndodhej pranë godinës në pritje të zjarrfikëseve, si dhe për të larguar kureshtarët e shumtë nga vatra e zjarrit.

I plagosuri është shtetasi, Dajlan Debinja, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës ku ndodhet jashtë rrezikun për jetën.

Mësohet se flakët e zjarrit përfshinë fillimisht katin e dytë të banesës, ndërsa të zotët e godinës dolën në kohë dhe njoftuan policinë dhe zjarrfikësen.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pikërisht në momentin që efektivi i policisë po punonte për të mbajtur larg njerëzit nga zjarri, u regjistrua edhe shpërthimi i bomubolës së gazit.

Më pas në vendngjarje mbërritën edhe forcat zjarrfikëse, të cilët vunë nën kontroll flakët e zjarrit.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies zjarrit në godinën dykatëshe, ku kati i parë fuksiononte si njësi tregatare.

Free Traffic Exchange