A1 Report - Sinanaj: Për atentatin ndaj afaristit do merrja 120 mijë €

2015-08-21 10

TIRANE- Julian Sinanaj pranon autorësinë për shpërthimin në banesën e Ardian Kollozit në Vlorë me 1 qershor 2013, ndërsa rrëfen edhe për atentatin ndaj biznesmenit të karburanteve, i cili u planifikua për më datë 25 janar. "A1 Report" zbardh dëshmi të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj. Një shifër astronomike, prej 120 mijë euro do të derdhej në llogarinë bankare të Sinanajt në rast se realizohej ekzekutimi i një biznesmeni që operon në fushën e naftës dhe gazit në Shqipëri.

Sinanaj thotë se "Atentati ndaj biznesmenit ishte për shkak të konkurrencës, por u arrit të parandalohej nga policia".

Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë për "A1 Report" se biznesmeni është i njohur dhe se nuk mund t'i bëhet publik emri i tij, për shkak të kompleksitetit të hetimit të ngjarjes. Burimet konfirmojnë se njeriu që ishte vënë në shenjestër zotëron depozita nafte në zonën e Porto Romanos në Durrës dhe dhjetëra karburtante në disa rrugë kombëtare të vendit.

SINANAJ: PËR SHPËRTHIMIN NË BANESËN E KOLLOZIT MORA 7 500 EURO
Por vrasësi me pagesë Jualian Sinanaj ka marrë një shumë prej 7 500 euro edhe për shpërthimin me eksploziv të ndodhur në banesën e Ardian Kollozit në Vlorë, rreth orës 02:00 të 1 qershorit 2013. Sinanaj në dëshminë e tij rrëfen se porosia për shpërthimin në banesën e Kollozit ishte bërë nga Andon Mëhilli, i cili sipas Sinanajt ishte ndërmjetës dhe jo porositësi kryesor.

"Për shpërthimin në banesën e Kollozit mora 7500 Euro. Porosia për shpërthimin në banesën e Kollozit u bë nga Andon Mëhilli, i cili njihej edhe me emrin tjetër Erjon Mëhilli. Por Mëhilli ishte ndërmjetës, dhe nuk e mësova porositësin për Kollozin. Porosia për Kollozin ishte që të mos dëmtohej asnjë nga familjarët. Shpërthimi në banesën e Kollozit u bë më 1 Qershor, ora 02:00, ndërsa jam kthyer një ditë pas shpërthimit pranë banesës së Kollozit", rrefen Sinanaj.

SINANAJ: JAM PENDUAR VETËM PËR VRASJEN E BIZNESMENIT VLONJAT AGRON ÇELA
Julian Sinanaj në dëshminë e tij në polici shfaq pendesë për vrasjen e biznesmenit vlonjat Agron Çela, që sipas tij e ka qëlluar në prani të fëmijëve.

"Jam penduar vetëm për vrasjen e biznesmenit vlonjat Agron Çela. E qëllova në prani të fëmijëve të tij", thotë Sinanaj.

SHIFRA ASTRONOMIKE PËR VRASJEN E AFARISTIT
Një shifër astronomike, do paguhej në rast se realizohej ekzekutimi i një biznesmeni që kuperon në fushën e naftës dhe gazit në Shqipëri. Fillimisht u fol për 150 mijë euro që do derdheshin në llogarinë bankare të Julian Sinanaj, nëse ai do arrinte të eleminonte biznesmenin e njohur, por Sinanaj në dëshminë e tij thotë se bëhet fjalë për 120 mijë euro. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë për gazetën "Shqiptarja.com" se biznesmeni është i njohur dhe se nuk mund ti bëhet publik emri i tij, për shkak të kompleksitetit të hetimit të ngjarjes. Burimet konfirmojnë se njeriu që ishte vënë në shenjestër zotëron depozita nafte në zonën e Porto Romanos në Durrës dhe dhjetëra karburtante në disa rrugë kombëtare të v...