A1 Report - SHBA, 8 fëmijë humbasin jetën nga zjarri që përfshiu shtëpinë

2015-08-21 4

SHBA - Në Kentaki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tetë fëmijë kanë humbur jetën bashkë me mamanë e tyre, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë shtëpinë në Greenville, në zonën rurale të Muhlberg, në Kentaki të SHBA. Ndërsa i kanë shpëtuar flakëve, por janë në gjendje të rëndë babai i tyre Chad Ëatson 36-vjeçar dhe njëri prej fëmijëve, të cilët janë transportuar me helikopter në spitalin e Neshvill, në Tenesi.

Fëmjët që kanë humbur jetën janë të moshës nga 4 -15 vjeç, nga një zjarr që ka përfshirë shtëpinë rreth orës dy të natës së mbrëmshme dhe asnjëri prej pjesëtarëve të familjes nuk ka arritur të reagojë në kohë.

Pesë janë trupat e rekuperuar, ndërkohë që po hetohet për shkaqet e këtij zjarri në këtë zonë, ku është edhe rasti i tretë i një fatkeqësie të tillë në shumë pak kohë. Nga zjarret e shkaktuar më parë kanë humbur jetën 4 fëmijë dhe babai i tyre në Pikeville dhe në muajin mars të vitit të kaluar humbën jetën një çift i ri dhe 5 fëmijët e tyre.