PDSH: Pro zgjedhjeve të parakohshme, por për arsye të ndryshme

2015-08-21 1

PDSH-ja do të përkrahë çfarëdo iniciative për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbërrijë në Kuvend, por për arsye të ndryshme nga ato të BDI-së dhe VMRO-së. Koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së Imer Aliu vlerësoi se kandidati konsensual është shpërqendrim i opinionit nga problemet reale të qytetarëve shqiptarë. Ai i bëri thirrje BDI-së që nëse është e sinqertë në qëllimet e saj, le ta braktisë Qeverinë e Gruevskit.

"Le ta sjellin propozimin në Parlament. Sigurisht që ne, si parti opozitare nuk mund të jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme, por sigurisht që arsyet për zgjedhjet e parakohshme janë të ndryshme nga ato që kërkon BDI-ja. Është qesharake dhe tallje me shqiptarët të thuash që kërkojmë zgjedhje të parakohshme nëse maqedonasit nuk e pranojnë kandidatin maqedonas që ua ofron BDI-ja. Nëse flasim për zgjedhje të parakohshme, hajde të flasim për problemet reale të qytetarëve", tha Imer Aliu, PDSH.

Nga ana tjetër, LSDM-ja shprehet e gatshme për zgjedhje, por vendimin e lë në dorën e dy partive qeverisëse.

"Duhet që vendimin ta marrin së pari partnerët e koalicionit", deklaroi Petre Shilegov, LSDM.

Për ditën e nesërme është paralajmëruar caktimi i zgjedhjeve të rregullta presidenciale, që pritet të mbahen 13 prill. Partitë janë të obliguara që më së voni 20 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve të caktojnë kandidatin e tyre presidencial. BDI-ja vazhdon të presë përgjigjen e VMRO-së rreth idesë për kandidat presidencial të pranueshëm për të gjitha bashkësitë etnike në vend. Janë deklaruar edhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, nga ku thonë se janë të gatshëm për zgjedhje, qofshin ato vetëm presidencialet apo të dyfishta. Benjamin Arifi

Free Traffic Exchange