A1 Report - Lushnjw, 46-vjeçari i dehur i ve zjarrin vetes, humb jeten

2015-08-21 3

LUSHNJË -Një 46 vjeçar ka gjetur vdekjen, teksa në gjëndje të dehur i ka vënë flakën vetes dhe zjarri ka përfshirë edhe banesën.

Edmond Gjoni, banor i fshatit Çermë të Lushnjës, pasi ka shkuar në banesë në gjëndje të dehur, është futur në një nga dhomat e banesës dhe pasi është lyer me benzinë, i ka vënë flakën vetes.

Flakët kanë përfshirë edhe dhomën, ndërsa në ndihmë të 46 vjeçarit kanë ardhur dy prindërit e tij të moshuar, të cilët e kanë nisur për në spital. Por ai nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës.

Flakët e zjarrit që përfshinë edhe banesën, u vunë nën kontroll nga zjarrfikëset.

Gruaja me dy fëmijet e viktimës, në momentin e rënies së zjarrit nuk ndodheshin në banesë.