Fondi Shëndetësor për herë të parë do të financojë 7 shërbime të reja

2015-08-21 6

Shtatë shërbime të reja për herë të parë për pacientet që do të financohen nga Fondi për Sigurim Shëndetësor. Për herë të parë do të aplikohet rikonstruimi i gjirit pas heqjes së tumorit për 40 paciente, transplantimin e mëlçisë së zezë për 5 pacientë, transplantimin e veshkave nga donatori i vdekur për 20 pacientë, intervenime kardio-kirurgjikale për 60 fëmijë. Për pacientët me sëmundje serioze, Klinika e pulmologjisë do të aplikojë terapi shtëpiake për 50 pacientë me koncentrues për terapi oksiduese. 20 pacientë që vuajnë nga skizofrenia do marrin terapi më moderne, ndërsa intervenime shumë të rëndësishme do të aplikohen edhe në Klinikën e kardiokirurgjisë.

"Intervenimi i parë është terapia resinkronizuese e zemrës dhe kjo do ta zëvendësojë nevojën e transplantimit të zemrës, shërbim që në Maqedoni nuk e kemi. Pra, do shpëtojmë 20 jetë dhe do vendosim procedurë për zëvendësimin e valvulës së zemrës dhe me këtë 5 pacientë do t'i shmangen trajtimit kardio-kirurgjikal", u shpreh Maja Parnarxhieva Zmejkova, drejtoreshë e FSSHM.

Për këto intervenime, FSSHM-së ka ndarë 590 milionë denarë, buxhet të kushtëzuar. Përveç këtyre shtatë shërbimeve të reja shëndetësore, do të rriten mjetet për shërbimet shëndetësore për të cilat ka listë të pritjes. Do të ketë më shumë para për mjete shërimi të multipleks sklerozës, për shërimin e artritit reumatik, për më shumë transplantime të veshkave nga donatorë të gjallë si dhe për transplantimin e palcës kurrizore. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange