Kryetari i parlamentit Trajko Veljanoski deri në fund të kësaj jave gjegjësisht më 2 shkurt pritet të shpall zgjedhjet presidenciale nëse ato mbahen më 13 prill. Nëse përcaktohet kjo datë për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, atëherë emrat e kandidatëve presidencial duhet të publikohen përfundimisht më 13 mars apo 30 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Nëse vendoset që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe ato parlamentare atëherë ato duhet të shpallen më 12 shkurt. Në opinion nuk përjashtohet edhe mundësia që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse kjo ndodh atëherë zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të shpallen më 26 shkurt. Ndryshimet e fundi në kodin zgjedhor kanë anashkaluar një pjesë të sugjerimeve të OSBE që kanë të bëjnë me zgjedhjet parlamentare. Një nga çështjet e hapura mbetet votimi i diasporës për të cilën subjekte politike arritën marrëveshje që kjo çështje të zgjidhet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare kurdo që ato të mbahen. Ndryshimet e fundit në kodin zgjedhor, lista zgjedhore do të jetë në shqyrtim publik 20 ditë, bartësit e funksioneve që garojnë në zgjedhje nuk duhet të promovojnë projekte që prekin kapitalin shtetëror ndërsa përcaktimi i fondeve është e limituar. Gjyltene Rexhallari