TIRANE- Në Prokurorinë e Tiranës 557 kallëzime nuk janë nisur të shqyrtohen nga Prokurorët, ndërsa në Prokurorinë e Durrësit nuk kanë filluar 331 kallëzime. Këto janë rezultatet e gjeneruara nga një studim i Komitetit Shqiptar të Helsinkit lidhur me vendimet e dhëna nga Prokuroritë Tiranë e Durrës. Gjatë raportit të prezantuar nga KLSH, rezultoi se krimet kundër jetës janë raste të mosfillimit të çështjeve. Po kështu, raporti thekson se në Prokurorinë e Tiranës janë pushuar 117 kallëzime, të cilat më së shumti i përkasin, shkatërrimit të pronës, falsifikimit të dokumentave, shpërdorimi të detyrës, apo plagosje e lehte me dashje.
"Krimet kundër jetës janë raste të mosfillimit të çështjeve. Kallëzime të shumta në janë nga KLSH, policia dhe ISSH. Policia e Tiranë ka vendime për mosfillimin e çështjeve, edhe në Durrës policia ka pushuar shumë çështje. Institucionet shtetërore janë ata që ankimojnë më pak vendimet e prokurorisë për mosfillim hetimi, dhe pse institucionet shtetërore kallëzojnë më shumë çështje në prokurori", thuhet në raportin e KSHH.