A1 Report - Tirana pa transport urban për 4 orë Hasanaj: Greva tjetër 24 orëshe

2015-08-21 0

TIRANË- Ashtu siç ishte paralajmëruar sot urbanet e kryeqytetit kanë pezulluar aktivitetin e tyre të përditshëm për 4 orë, nga ora 05:00 deri në 09:00 të mëngjesit në shenjë proteste ndaj mosmarrjes së rrogave nga ana e punonjësve të urbaneve, shoferët dhe faturinot.

Kreu i Sindikatës së Transportit Urban, Zija Hasanaj paralajmëron grevë tjetër 24 orëshe nëse punonjësit; shoferë dhe faturinot, nuk do të marrin rrogat. Ai thotë se punonjësit e urbanëve kanë 2-3 muaj pa marrë asnjë rrogë nga punëdhësësit të tyre, të cilët thonë se nuk janë në kushte të paguajnë.

Greva tjetër parlajmërohet të ndodh dy javë më vonë, pas 15 ditësh.

Siç është bërë e ditur, ka tentativë midis Ministrisë së Financave dhe atë të Transportit që kjo çështje të marrë zgjidhje përfundimtare. Ende nuk është përcaktuar një çmim për trasnportin urban. Mendohet se vlera e një bilete mund të jetë 50 lekë dhe një subvendcionim të naftës nga shteti.

Free Traffic Exchange