Rinas, video e arrestimit te Marjon Mitros ne aeroport

2015-08-21 1

IRANE- Marjon Mitro personi që mendohet se shërbente si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit Julian Sinanaj, ka qënë njëri nga vartësit e kryebashkiakut Shpëtim Gjika.

Ky i fundit për disa vite e ka punësuar si Inspektor në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor të bashkisë Vlorë. Mitro ka qëndruar në marëdhënie pune në bashkinë e Vlorës, deri para 6 muaj dhe më pas është larguar, për arsye ende të paqarta.

Mitro, njihet si militant i Shpëtim Gjikës, ndërkohë rezulton si pronar i një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pikërisht në zonën kur vitin e kaluar u rrëzua me tritol kompleksi "Jon", që ishte në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrit të Lulzim Bashës.

PUNESIMI NE BASHKI
Prej disa vitesh Marjon Mitro ka punuar në bashkinë e Vlorës, duke kryer funksionin e inpektorit të INUV. Fillimisht u dyshua se ai ishte pjesë e INUK, por gazeta Shqiptarja.com arriti të kontaktojë me kreun e këtij institucioni Zyhdi Dajti, i cili bëri me dije se shtetasin Marjon Mitro, nuk e ka pasur asnjëherë në borderotë e INUK. Dajti konfirmoi se ky person ka punuar në INUV të bashkisë së Vlorës, për disa vite me rradhë por prej rreth 6 muajsh është larguar nga kjo detyrë. I pyetur lidhur me prishjen ose jo të lokalit në zonën e "Ujit të Ftohtë", që ndodhet në pronësi të Marjon Mitros, Dajti ka pohuar se gjatë aksionit të fundit në këtë zonë, nuk i kujtohej nëse kishte marrë një vendim për prishje objekti në pronësi të këtij shtetasi.

ATENTAT ZYRTAREVE
Kryepolici i Tiranës, Ardian Çipa shpjegoi detaje nga operacioni i madh, ku u arrestua grupi kriminal që u bënte atentate me eksploziv biznesmenëve dhe zyrtarëve. Ngjarjet e rënda për të cilat akuzohet grupi kriminal, tre prej të cilëve u arrestuan dhe dy janë shpallur në kërkim, baza e të cilit u zbulua në afërsi të Gjykatës së Tiranës, datojnë nga 2 vite më parë e deri në ditët e djeshme. Policia thotë se të arrestuarit dhe dy personat në kërkim janë autorë të 4 shpërthimeve të minave me telekomandë dhe 2 vrasjeve të ndodhura në qytetin bregdetar. Kreu i Komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi ishte tjetër objektiv i një sulmi me tritol.

Mes atentateve, për të cilat akuzohet ky grup, përmendet edhe ai ndaj deputetit Semokrat Ardian Kollozi, qershorin e kaluar. Pikërisht në këtë periudhë ishte sezoni i fushatës elektorale, ku në total kanë ndodhur katër raste të vendosjes së tritolit në banesat e zyrtarëve shtetërorë por edhe në militantët partiakë. Nga shpërthimi i tritolit në banesën e Ardian Kollozit, thuajse u sheshua i gjithë kati 10 i pallatit, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Dyshohet se ky grup ka vrarë shtetasin Sokol Veizi në 2012-ën dhe Agron Çelën, vitin e kaluar, teksa i ka vendosur 2 herë eksploziv shtetasit Ermal Brahimi në Vlorë. Grupi kriminal prej 5 personash, 2 prej të cilëve janë në kërkim, e kishte bazën pranë Gjykatës së Tiranës. Mësohet se për këtë grup të strukturuar kriminal, janë interesuar edhe policitë e disa shteteve në Europë.