WASHINGTON - Viti 2014 do të jetë viti i veprimeve, kjo ishte fjala kyçe e fjalimit të presidentit amerikan Barack Obama. Ai premtoi se do të anashkalonte një Kongres të përçarë në barazinë ekonomike dhe adresimin e përvitshëm të "State of the union" - Shtetit të Bashkimit.
Ai është shprehur gjithashtu se do të sfidojë Kongresin që të çojë përpara reformat e nevojshme, në të kundërt ai do të ndërhyjë me dekrete. Obama është shprehur se ai dhe Amerika nuk do të qëndrojnë duqarkryq dhe në çdo moment dhe se do të veprojë edhe pa legjislativin për të krijuar mundësi të mira për familjet amerikane.
Gjithashtu nuk do të mungojnë reformat për të marrë frymë lirisht, siç mund të jenë ligji për emigracioni, për punën, ku do të ketë edhe një rritje minimale të pagave, deri në krijimin e një fondi për pensionet të mbështetur nga qeveria amerikane.
Presidenti amerikan theksoi rëndësinë e arsimimit të fëmijëve, rritjen e nivelit arsimor universitar dhe mundsitë e barabarta gjinore për vendet e punës.
Duke u ndalur tek politika e jashtme, përsa i përket Iranit, Obama theksoi se do të vendosë veton për çdo sanksion të ri që do të vinte në rrezik bisedimet diplomatike që janë krijuar deri më tani në lidhje me Programin Bërthamor.
Ndërsa, duke qenë në prag të përfundimit të misionit amerikan në Afganistan, Obama u shpreh se ky do të jetë viti i duhur që Kongresi të heqë kufizimet për transferimin e të burgosurve dhe do të bëhet edhe mbyllje e burgut të Guantanamos në Kuba.