A1 Report - Kuvend, parate nga buxheti i shtetit fusin ne sherr partite e vogla

2015-08-21 1

TIRANË - Rishikimi i mënyrës sesi duhet të përfitojnë partitë e vogla, nga fondet e buxhetit të shtetit, është hedhur këtë të mërkurë në tavolinën e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, me një nismë të ardhur nga vetë ata, konkretisht nga PDK, LSI, PBDNJ, PDIU dhe PR.

Këto parti kishin një rritje të ndjeshme të votave të përfituara pas zgjedhjeve të 23 qershorit, të përkthyera në mandate deputetësh për parlamentin e Shqipërisë. Deri tani mënyra si janë shpërndarë financimet ka qënë jo proporcionale specifiksht për partitë e vogla, që një pakënaqësi të tillë, nuk e fshehën as në komisionin e ligjeve

Sipas ligjit aktual 70% e fondit të buxhetit të shtetit ndahet sipas mandateve që partitë kanë marrë dhe këtu përfitojnë kryesisht PS, PD, dhe LSI, 20% ndahet në mënyrë të barabartë mes partive parlamentare dhe ky është moment kur përfitojnë partitë e vogla, ato si, PR, PDIU, PBDNJ, nderkohe që 10% ndahet për partitë që kanë marrë 1% të votave dhe e vetmja parti që përfiton në këtë rast është FRD e Bamir Topit.

Propozimi i kryetarit të PDK, Nard Ndoka, partia e të cilit nuk quhet parlamentare pasi ky i fundit e ka marrë mandatin e deputetit nga PD-ja, është që 20% e fondit të mos ndahet vetëm mes partive parlamentare por edhe mes partive që kanë marrë 10 mijë vota.

Ky propozim i cili fillimisht ka marrë mbeshtetjen e PS-së, LSI-së, PBDNJ-së, PR-së, e PDIU-së, është pritur me kritika nga kryerepublikani Mediu i cili ka dalë kundër, duke theksuar se kishte firmosur një relacion që ndryshonte nga amendament.

Mediu ka kërkuar që të mos vihet shenjë barazimi mes partive parlamentare dhe atyre jashtë parlamentit pasi çdo parti do të humbiste 2.26 milion lekë, duke propozuar që fondi prej 10% e buxhetit të shtetit të ndahet për partitë që kanë marre 10 mijë vota.

Drafti u shty për një moment të dytë për shkak të debateve mes krerëve të partive të vogla dhe për shkak të mungesës së disa prej nismëtarve .

Free Traffic Exchange