A1 Report - Naço: Peshkaqenet e Hipotekes nuk sherbejne,shohin interesat personale

2015-08-21 0

TIRANE- "Për hir të së vërtetës duhet ta pranojmë që "peshkaqenët" e Hipotekës janë përpjekur që të shikojnë interesat e tyre personale dhe jo t'u shërbejnë qytetarëve". Kjo ishte akuza e fortë që Ministri i Drejtësisë Nasip Naço bëri në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluatjshme dhe në Agjencinë e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, ku evidentoi 14 ankesat online.

Ministri Naço garantoi se nëpërmjet dixhitalizimit të sistemit të Hipotekës do të dalin rast pas rasti edhe mbivendosjet edhe falsifikimet e bëra.

"Njëra nga certifikatat që pashë dukej qartë se ishte e falsifikuar, pra një zyrtar i djeshëm i ka dhënë një certifikatë të falsifikuar qytetarit, ndaj nesër do të përgjigjen para drejtësisë", tha Naço.

Ndërkaq, në Agjencinë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, ai garantoi një vëmendje reale ndaj shtresës së ish-pronarëve, larg demagogjisë së djeshme të atyre që përbetoheshin për ata dhe nuk bënë asgjë.

Gjithashtu, Naço shprehu shqetësimin e tij për mangësitë e dosjeve në për të cilat vuri në dukje se janë pa asnjë lloj procesverbali dhe inventari dhe se do të duhet një punë e madhe për t'i administruar dhe më pas mund të mësohet se sa është fatura financiare për shtresën e ish-pronarëve.