A1 Report - Kolumbi, zjarr ne nje burg, humbin jeten 9 persona, dhjetera te plagosur

2015-08-21 0

KOLUMBI- Një zjarr ka rënë në një burg në veri të Kolumbisë, ku kanë humbur jetën 9 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Sipas mediave lokale, zjarri mendohet të ketë rënë pas një zënke mes të burgosurve gjatë një inspektimi rutinë, të bërë nga rojet në ambientet e burgut për drogë dhe armë.

42 të burgosur janë plagosur dhe më pas janë dërguar në një spital pranë burgut, gjithashtu bëhet me dije se katër prej viktimave kanë humbur jetën në spital. Ndërkohë zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin dhe të qetësojnë gjendjen.

Zjarri është shkaktuar për shkak se të burgosurit kanë ndezur disa dyshekë dhe në tentativë për të pushuar sherrin, rojet kanë hedhur gazlotsjellës. Pas kontrolleve të bëra në burg, janë sekuestruar thika, drogë dhe disa telefona celularë.

Sipas mediave lokale dhe familjarëve të të burgosurve, zjarri mund të ishte evituar dhe gjithashtu edhe viktimat. Pasi thuhet se rojet pas rënies së zjarrit nuk i kanë hapur portat, për të mos lënë që të dilnin të burgosurit për të shpëtuar nga zjarri, për të evituar që të ata t`ja mbathnin nga burgu.

Free Traffic Exchange