TIRANE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzon Shërbimin Informativ të Shtetit të drejtuar nga Visho Ajazi se nuk jep asnjë informacion dhe nuk po bashkëpunon për të luftuar kriminalitetin.
Në Komisionin e Sigurisë ku ishte thirrur sot të raportonte për situatën kriminale në vend por dhe për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku në kufi me Greqinë. Duke folur para deputetëve Tahiri ka bërë edbe një përshkrim kronologjik të të gjitha veprimeve hetimore, operacionale dhe procedurale që kishte kryer Policia e Shtetit për të zbardhur dhe dokumentuar vrasjen e vëllezrvë Çollaku
Për situatën kriminale, Tahiri tha se përballë një situate të trashëguar pa informatorë dhe kapacitete reale për të luftuar kriminalitetin, policia po bën maksimumin, ndërkohë që SHISH me mos marrje dhe mos dhënie informacionit cënon sigurinë kombëtare.
"Di t'ju them që sot policia e shtetit po bën maksimumin pavarësisht gjëndjes në të cilën kemi trashëguar pa informator dhe pa kapacitete reale për të luftuar kriminalitetin në thellësi ashtu siç duhet. E dyta, dje kam pasur takim me Drejtorin informativ të Shtetit të cilit i kam konumikuar se inaktiviteti mos marrja dhe mos dhënia e informacionit cënon sigurinë kombëtare lidhur me këto akte terroriste. Sot që flasim kam zero informacion lidhur me këtë që ndodh nga SHISH. Kjo është e papranueshme dhe cënon sigurinë kombëtare të shtetit shqiptar dhe jetën e qytetarëve. Ua kam komunikuar SHISH dhe pres prej tij të më japin informacion lidhur me këto akte terroriste si detyrë themelore e SHISH"- tha Tahiri.
Ndryshe nga qeveria mendon Presidenti Nishani i cili dje në një intervistë për "5 Pyetje nga Babaramo" në A1 Report u shpreh se SHISH-i ka dhënë rezultate në goditjen e rrjeteve të drogës dhe terrorizimit.
Tahiri u shpreh se këto janë akte terroriste dhe do të trajtohen si të tilla nga Policia e Shtetit.
"Eshtë absolutisht e vërtetë që është hapur një fole kriminaliteti, që deri dje nuk ishte e hapur. Ka një rritje të pajustifikueshme për asnjë rrethanë lidhur me këtë situatë", tha Tahiri.
PIRO LUTAJ: KUR IKEN SALIU FILLON TRITOLI
"Grupet me në krye komandat Saliun i turren lëndinave për të hedhur në erë. Kur ikën Saliu fillon tritoli. Kanë lënë koburet e shtetit dhe kanë marrë ato private për të hedhur ne ere shtyllat. Kryeministri të ndërhyjë për SHISH që duhet të japë informacion."- tha Lutaj në komision.
SEANCA ME DEBATE E FYERJE PERSONALE
Gjatë seancës dëgjomore ka pasur dhe debate të ashpra deri në fyerje personale. Flamur Noka nënkryetari i Komisionit e quajti "karagjoz" ministrin Tahiri duke deklaruar se ky i fundit nuk kishte ardhur i përgatitur për të raportuar për vrasjen në kufi. PD bën me faj qeverinë për rritjen e kriminalitetit.
"A e keni menduar ndonjëherë të jepni dorëheqjen, apo t'ju shkarkojnë prej bilancit lufte të rendit. Si është e mundur që jeni prezent kur tritolin e vendos Rama, por s'di gjë kur e vendosin kriminelët?"- ngriti pyetjen Astrit Patozi.
Mbledhja u karakterizua nga tensione, de...