TIRANE- Presidenti Bujar Nishani lë të hapur mundësinë për shkarkimin e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Zana Xhuka, ndërsa për kreun e SHISH-it shprehet qartë se vlerëson maksimalisht punën e tij.
I ftuar në "5 Pyetjet nga Babaramo", emision i cili mbrëmjen e së hënës (28 janar) ishte zhvendosur në ambientet e Presidencës, kreu i Shtetit në ndryshim nga qëndrimi i mazhorancës, tha se SHISH-i ka dhënë rezultate në goditjen e rrjeteve të drogës dhe terrorizimit.
"Vlerësoj maksimalisht punën e kreut të SHISH-it. Ky institucion ka pasur rezultate konkrete në disa aksione të rëndësishme, ka pasur rezultate në goditjen e rrjeteve të drogës dhe terrorizimit. Nuk kam konstatuar asnjë akuzë nga opozita ndaj shërbimit të SHISH-it. Shqipëria nuk ka qeliza islamike. Lidhur me shqiptarët në Siri, kërkohet më shumë vëmendje nga institucionet. Duhet të vlerësohet pavarësia e institucionit të SHISH. Institucioni i presidentit duhet të tregojë vullnet në interes të sigurisë kombëtare. Askush nuk mund të ushtrojë presion në raport me presidentit", u shpreh Presidenti Nishani.
Ndërkaq, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, nuk e cilëson si një penalizim mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në BE në dhjetor 2013, por thekson se vendi ynë duhet të fokusohet tek reformat. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e plotësimit të rekomandimeve. Duke u ndalur edhe tek harmonia fetare në vendin tonë, një temë e cila u prek gjerësisht pas refuzimit të statusit, Presidenti Nishani tha se kjo është një vlerë e shtuar për vendin.
Kreu i shtetit e ka quajtur me vend shqetësimin e qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë kufirit lidhur me çështjen Radika, ndërsa ka kërkuar edhe vëmendjen e qeverisë shqiptarë në analizimin e kësaj çështjeje.
Ndërkaq Presidenti Nishani ka përshëndetur mbledhjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës në Prizren, por tha se këto mbledhje duhet të konkretizohen në vendime dhe angazhime konkrete.
Përse dy shtetet shqiptare u penalizuan në Bruksel? Serbët morën dritën jeshile për të negociuar marrëveshjen për integrimin në BE, ndërsa Tirana dhe Prishtina nuk morën përgjigje pozitive. Si e shpjegoni?
Nuk e shoh as në thelb të këtij qëndrimi si penalizim, dhe as në këndvështrim. Së pari më duhet të konfirmoj edhe njëherë qendrimin që kam deklaruar dhe që i besoj fort se Shqipëria e meriton dhe e ka merituar statusin e vendit kandidat. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin në mënyrë të lirë në hapësirën europiane. Proceset integruese janë procese që kanë nisur herët dhe kanë kaluar në disa etapa. Në këtë ecuri kanë qenë bashkëpunuese dhe me partneritet të dyanshëm. Ajo që ka rëndësi edhe për momentin në të cilën ndodhemi dhe është filozofia e të gjithë procesit, është orientimi drejt së ardhmes. Duhet të fokusohemi tek rruga që kemi përpara. E meritojmë statusin e vendit kandidat. Duhet ta ngrejmë në një nivel më të madh gjykimi dhe vlerësimi këtë dhe t'i shërbejmë më tepër vetes sonë. Duhet ta traj...