A1 Report - Plumba autobusit Athine-Tirane Deshmia: I morem per barinj

2015-08-21 3

MEMALIAJ -- Ndërron jetë në spitalin e Fierit njëri nga pasagjerët e plagosur si pasojë e sulmit me armë zjarri të autobusit të linjës Athinë-Tiranë me të cilin po udhëtonin 22 persona. 25-vjeçari Laurent Tabaku nga Elbasani nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht përpjekeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. E plagosur ka mbetur edhe një 19-vjeçare nga Fieri, Qebarie Dihani. Disa orë pasi autobusi i linjës Athinë-Tiranë u sulmua me armë zjarri në një pritë në të dalë të qytetit të Memaliajt, menaxheri i linjës i cili ndodhej në autobus rrëfen për "A1 Report" sesi rrodhi ngjarja. Edmond Tafa, menaxher i linjës, ka qenë i ulur pranë shoferit kur ka pikasur i pari një person në cep të rrugës. Për shkak të errësirës, pasi ora shënonte 01:30 e së hënës, Tafa ka menduar se ishte bari. Por në momentin që autobusi ka ulur shpejtësinë, janë dëgjuar të shtënat me armë në drejtim të autobusit, por duke qenë se të shtënat dallohej se vinin nga armë të ndryshme, menaxheri thotë se mund të ishin më shumë se dy vetë ata që i sulmuan. Autobusi, ku ndodheshin 22 pasagjerë, po udhëtonte në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër në afërsi të kthesës së Vasjarit, kur është sulmuar dhe si pasojë mbetën dy persona të plagosur: Laurent Tabaku, 23 vjeç nga Elbasani, në gjëndje të rëndë dhe Qebarie Dihani, 19 vjeçe nga Fieri. Pasagjerët e autobusit, mes tyre dhe i ati i të plagosurës, të intervistuar nga "A1 Report", treguan sot në mëngjes se autobusi po lëvizte avash për shkak të rrugës së keqe dhe në momentin kur është qëlluar i kanë thënë të mos ndalej port ë ecte me shpejtësi.

Free Traffic Exchange