LEZHE- Ndërprerja e reshjeve të shiut ka sjellë përmirësim të situatës në zonat e përmbytura të qarkut të Lezhës.
Aktualisht nën ujë ndodhen vetëm 550 hektarë tokë bujqësore në kënetën e Kakarriqit, ndërsa në fushën e Zadrimës uji është tërhequr plotësisht.
Të dhënat janë bërë të ditur nga shefi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës, Ndrek Mhillaj.
Reshjet e ditëve të fundit përmbyten me mijëra hektarë tokë, si dhe dhjetëra shtëpi banimi në zonën fushore të Lezhës, duke sjellë dëme të konsiderueshme.