TIRANË - Një aksident me pasojë plagosjen një drejtuesi motori ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit.
Në aksident janë përfshirë një motorr me tragë AH 007 dhe një automjet tip Benz.
Nga përplasja mes tyre drejtuesi i motorit ka pësuar plagë të lehta dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku sipas mjekëve është është në gjendje të mirë shendetësore.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë shërbimet e policisë rrugore dhe ato të komisariatit numër 3.
Sipas burimeve paraprake hetimore shkak dyshohet të jetë një manovrim i menjëhershëm i drejtuesit të motorit, ndërsa edhe mosrespektimi i distancës nga drejtuesi i Benzit e ka bërë të pashmangshme aksidentin.