A1 Report - Rama ne doganen e Durresit: Nje godine e rrenuar komuniste

2015-08-21 1

DURRËS - Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një tjetër vizitë pa parlajmërim, këtë radhë në doganë e portit të Durrësit, për të parë punën që bëhet dhe gjendjen e këtij institucioni.

Pas vizitës në këtë portë hyrëse dhe dalëse nga Shqipëria, kryeministri Rama ka vizituar edhe zyrën e punës në qytetin bregdetar. "Shumë shpejt hapet Zyra e Re për punësim dhe në Durrës", shkruan Rama në Twitter.

Vizita është kryer rreth orës 12:20 dhe kryeministri ka qenë i shoqëruar nga drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali.

Në Twitter, kryeministri Edi Rama shkruan: "A ju besohet se kjo është Dogana e Durrësit? Po, në këto dy kioska shërbehen importuesit shqiptarë e të huaj!"