A1 Report - Shkoder, çelet klinika "Otofon" e para per problemet me degjimin

2015-08-21 1

SHKODER- Edhe qytetarëve të Shkodrës që kanë probleme me dëgjimin tashmë i ofrohen shërbimet më të fundit, kjo falë inaugurimit të klinikës italo-shqiptare të dëgjimit "Otofon" në metropolin verior.

Drejtoresha e klinikës, Dorina Laci ka bërë të ditur se "Otofon" vepron në Shqipëri që prej 2 vitesh e gjysmë, ndërsa kjo është klinika e 3-të që hapet në vendin tonë.

E ndërkohë mjeku audioprotezist Roberto Pontoni, njëkohësisht një nga administratorët e klinikës "Otofon", shprehet i lumtur që tashmë klinika italo-shqiptare e dëgjimit hapet edhe në Shkodër.

Të pranishëm në këtë inaugurim ishin përsonalitete të njohura në Shkodër, ndërsa e ftuar speciale ka qenë edhe imazhi i klinikës "Otofon", Nderi i Kombit Tinka Kurti.

Objektivi i klinikës "Otofon" është të përmirësojë jetën e individëve që kanë probleme me dëgjimin përmes profesionalizmit të kësaj klinike dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me specialistët e tjerë. Për të gjithë të interesuarit klinika "Otofon" gjendet në Parrucë pranë "ish-Mapos".