SHKODER - Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme Shtëpinë e Fëmijëve 0-6 vjeç në qytetin e Shkodrës, ku u njoh me problemet që shqetësojnë këtë institucion, borxhet e akumuluara, por edhe hapat të cilat do të ndërmerren për zgjidhjen e situatës në të cilën ndodhet kjo shtëpi fëmijësh. Ndërkaq, kreu i qeverisë zhvilloi një inspektim të pa paralajmëruar edhe në pikën doganore të Hanit të Hotit.
Gjatë vizitës së tij në qyteti e Shkodrës, kreu i qeverisë i shoqëruar nga ministrat Erjon Veliaj dhe Mirela Kumbaro, u ndal edhe në fototekën kombëtare "Marubi" dhe tek godina e re e fototekës në pedonalen "Kole Idromeno".
Kreu i ekzekutivit ishte edhe në institucionin e Zyrës së Punës, Inspektoriatin e Punës dhe Shërbimin Social, ku zhvilloi një takim me dyer të mbylluara me drejtuesit e tyre.