KRUJË- Mungesa e fondeve po çon drejt degradimit objektet e rralla kulturore mijëra vjeçare.
E tillë është edhe kisha 1200-vjeçare e zbuluar rastësisht në vitin 2006 në Derven të Krujës, për të cilën misionarët italianë, të cilët u bënë pjesë e këtij zbulimi, i bëjnë apel organeve shtetërore për lëvrimin e fondeve dhe rinisjen e punimeve për nxjerrjen e plotë të saj në dritë.
Kisha 1200-vjecare e zbuluar krejt rastëstësisht teksa hapnin themelet për ndërtimin e një kishe të re në fshatin Derven të rrethit të Krujës është lënë në harresë të plotë nga instancat shtetërore.
Kisha u zbulua në 3 dhjetor të 2006-ës dhe fillimisht nisi puna me mbështetje të organeve shtetërore për hapjen e mëtejshme të mureve të kishës 1200-vjeçare, ndërsa sot punimet janë ndërprerë për mungesë të fondeve.
Një misionar, italiani Don Carmine Leuzzi i pranishëm në Krujë e cilëson këtë situatë mjaft kritike, pasi objekte të tilla janë shumë të rralla jo vetëm në vendin tonë por edhe në rang ndërkomëbtar, ndaj bën apel për më shumë mbëhstetje për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtyre vlerave të rralla kulturore.
"Në këtë kishë janë zbuluar piktura dhe ikona të rralla, ndërsa i vetmi investim i kryer nga vetë kisha është një çati prej llamarine, që nuk shërben aspak për qëllimin që është ngrtiur",- thotë Don Carmine Leuzzi.