Mbahet takimi i parë midis Qeverisë dhe opozitës siriane

2015-08-21 0

Delegatët nga Qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe opozita e tij kanë mbajtur takimin e parë direkt, prejse ka nisur konflikti civil në vendin e tyre, në mars të vitit 2011. Takimi i shkurtër në Gjenevë është mbajtur nën praninë e të dërguarit ndërkombëtar, Lakhdar Brahimi. Nuk është ende e qartë nëse bisedimet direkte do të vazhdojnë. Diplomatët kanë hedhur poshtë shpresat për përparim. Nga ana tjetër ambasadori i Rusisë në Vatikan ka thënë se bashkëveprimi i frytshëm midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara duhet të lehtësojë suksesin e bisedimeve midis Qeverisë dhe opozitës siriane. "Përvoja e bisedimeve shumëpalëshe në Ballkan ka dëshmuar se është shumë më e vështirë të përfundohet konferenca sesa të thirret ajo. Konferenca për Kosovën në shkurt të vitit 1999 nuk ka dhënë rezultate. Marrëveshja e Dejtonit është ende efektive dhe siguron paqe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kjo është rezultat i bashkëpunimit të mirë ruso-amerikan", ka thënë Avdeyev për agjencinë Itar-Tass. Takimi i Gjenevës shënon një prej përpjekjeve më të mëdha diplomatike për arritjen e paqes në Siri. Prej marsit të vitit 2011, më shumë se 130 mijë njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë shpërngulur nga ky shtet. Alsat-M