Zaev: Opozita e gatshme për zgjedhje të parakohshme

2015-08-21 0

LSDM-ja është tërësisht e përqendruar në gjetjen e një kandidati për president të shtetit i cili do të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët e vendit. Kështu sot u shpreh kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev. Sipas tij opozita është e gatshme edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse një hap të tillë e merr pushteti aktual.

"Ne besojmë se gjatë periudhës që është para nesh do të gjejmë një person me të cilin gjatë këtyre zgjedhjeve presidenciale do të dalim fitimtarë. Se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare ose jo, kjo varet nga pushteti, mund t'ju them se nëse ata vendosin kështu LSDM do të jetë e gatshme", tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev gjithashtu kujtoi opinionin se në kuvend tani më është miratuar Kodi i ri Zgjedhor i cili përfshirë ndryshime të mëdha. Sipas tij nëse pushteti respekton plotësisht ligjin, këto ndryshime në masë të madhe do të kontribuojnë në krijimin e kushteve për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

"Do të bëjmë gjithçka që është ingerencat tona që të kontribuojmë në krijimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Nëse zgjedhjet e radhës presidenciale janë të ndershme, të lira dhe demokratike, presidenti i ardhshëm i Maqedonisë do të jetë kandidati i propozuar nga LSDM-ja", u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev tha se zgjedhjet e radhës presidenciale do të jenë test për vullnetin politik të këtij pushteti për respektimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, pushteti ka për obligim që të sigurojë shprehje të lirë dhe respektoj vullnetin e qytetarëve. Valmir Kuçi