Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e cilëson operacionin e arrestimit të sukseshëm dhe deklaron se po hetohet dhe përfshirja e Ilir Kupës në ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në Tiranë. Një nga ngjarjet kriminale është dhe ajo e grabitjes së argjendarisë në TEG dhe ka dyshime se ato janë të përfshirë në këtë grabitje.
"Arrestimi i Ilir Kupës është një medalje në gjoksin e policisë së Tiranës, FNSH-së dhe RENEA-s. Arrestimi i Kupës do të na çojë në rrugë të mbarë"- tha Tahiri. Gjatë kësaj kohe në Drejtorinë e policisë së Tiranës në pranga mbërritën dhe dy persona. Njëri prej tyre mendohet se është vrasës me pagesë.