LEZHE - Një qytetar në Lezhë ka gjetur një sasi tritoli në makinën e tij. Sapo e ka parë Dedë Lleshi ka telefonuar në polici duke bërë denoncimin se poshtë sediljes së përparme të makinës ka parë një kuti të mbështjellë me natriban dhe pranë një telefon celular.
Ngjarja është njoftuar në 11:30 minuta në lagjen "Skënderbeg" të Lezhës dhe forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Dedë Lleshi u shoqërua në komisariat ndërsa policia rrethoi zonën në pritje të forcave xheniere nga Tirana.
Rreth orës 13:30 forcat xheniere nisën verifikimet dhe çaktivizimi i eksplozivit u krye rreth orës 14:30 . Ekspertët xhenierë konfirmuan se lënda eksplozive ishte tritol, ashtu siç dyshonte shoferi në momentin e denoncimit.
Dedë Lleshi, punonte si shofer furgoni në linjën Lezhë-Shëngjin. Dhe sot në paradite kishte shkuar të hipte në furgon, i cili ishte parkuar mes pallateve. Drejtuesi i mjetit ishte larguar menjëherë dhe kishte denoncuar në polici.
Dyshimet janë për një sasi rreth 300 gr lëndë shpërrthyese, por pa saktësuar llojin e saj.