A1 Report - Lezhe, hidrovor i ri per tu mbrojtur nga permbytjet ne Balldren

2015-08-21 7

1300 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë në Komunën e Balldrenit në qarkun e Lezhës, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në këtë zonë.

Kreu i komunës, Zef Doçi i ka bërë apel qeverisë që të ndërhyjë sa me parë për ndërtimin e një hidrovori të ri, pasi kjo zonë përmbytet sa herë që ka reshje shiu.

Ndonëse hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë, ka qenë e pamundur evadimi i ujrave, pasi reshjet kanë qenë intensive.

Zonat më të prekura nga përmbytjet në këtë zonë janë: këneta e Kakarriqit si dhe fusha e Torovicës, ku prej tre ditësh ndodhen nën ujë me qindra hektarë tokë të mbjella me grurë.

Ndonëse bordi i kullimit ka nisur një ndërhyrje emergjente në pastrimin e kanalit të Kakarriqit, për të shmangur përmbytjet në këtë zonë duhen investime të mëdha.