A1 Report - Kukes, buxhetoret qe s'paguajne energjine rrezikojne punen

2015-08-21 0

KUKËS- Më shumë se 2 mijë punonjës të institucioneve shtetërore të qarkut të Kukësit, janë paralajmëruar nga drejruesit vendorë për largim nga puna nëse nuk shlyejnë faturat e energjisë elektrike.

Ky paralejmerim ka ardhur duke parë nivelin e ulet të arketimeve pranë CEZ Shpërndarje, e cila ka filluar ndërprterjen e energjisë, jo vetëm për konsumatorin familjarë e privat, por edhe për atë shtetërorë, duke qenë se ky i fundit prej vitesh nuk ka paguar asnjë faturë të energjisë elektrike.

Deri tani qindra familjeve i'u është ndërprerë energjia për shkak të faturave të prapambetura.

Aksioni i kompanisë CEZ është fokusuar më së shumti tek bizneset private, ku gjatë këtyre ditëve i'u është shkëputur energjia më shumë se 140 operatoreve.