A1 Report - Ukraine, policet torturojne protestuesit, mes tyre nje gazetar

2015-08-21 1

UKRAINE- Policët ukrainas kanë torturuar një nga protestuesit të cilët po marrin pjesë në protestat e shumta që kanë pushtuar kryeqytetin e Kievit dhe më gjerë. Në një video që qarkullon në internet, tregohet një protestues i cili qëndron totalisht i zhveshur nga rrobat, vetëm me këpucë në mes të dëborës dhe në një temperaturë -10 gradë.

Pas shpërndarjes së kësaj video, policisë iu desh të kërkonte falje zyrtare për keqtrajtimet e bëra ndaj personit në fjalë dhe gjithashtu kanë nisur edhe hetimet për këtë ngjarje të shëmtuar.
Por përçmimi dhe dhuna e përdorur ndaj këtij personi, përtej të ftohtit, nuk është një rast i vetëm, por mendohet të ekzistojnë edhe raste të tjera.

Personi i torturuar Ihor Lutsenko ka treguar se si është marrë me forcë nga spitali, bashkë me një tjetër manifestues,Yuriy Verbytsky. Dëshmitë tregojnë se dy burrat, pas torturave janë braktisur në një pyll. Por nuk kanë qenë vetëm protestuesit pre e këtyre torturave nga ana e policisë, pasi edhe një gazetar ka deklaruar se e kanë detyruar të ulet në gjunjë në borë dhe më pas është rrahur nga policët.

Free Traffic Exchange