Vazhdojnë akuzat VMRO - LSDM për tenderët

2015-08-21 0

Kanë vazhduar edhe sot përplasjet mes dy partive më të mëdha politike maqedonase VMRO DPMNE. Nga partia e Gruevskit deklarojnë se Komuna e Strumicës direkt apo përmes ndërmarrjeve të saja komunale, ka ndarë shuma milionëshe jo vetëm firmave të familjarëve të Zaevit, por edhe firmës 'Javor Shped Dooel', që është nën pronësi të mikut të ngushtë të Zoran Zaevit, Goran Kërstev.

'Pse thuajse çdoherë kur për Komunë e Strumicës apo institucionet e saja duhej të furnizohen me naftë dhe mallra të tjera, është angazhuar firma e mikut personal të Zoran Zaevit, Goran Kërstev', tha Aleksandar Kolev, VMRO-DPMNE.

Derisa VMRO-DPMNE-ja kërkon llogari nga Zaevi për tenderët e mikut të tij, kundër-përgjigjja vjen nga LSDM-ja e cila ditëve të fundit merret me koordinatoren e VMRO-DPMNE-së Sillvana Boneva. Ata pyesin publikisht se si ka blerë Boneva për një ditë dy banesa në qendër të Shkupit në vlerë prej 360 mije urove.

'Sërish pyesim, si fitohen 360 mijë euro zonja koordinatore e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva? Heshtja e institucioneve përkatëse nën kontroll të VMRO-DPMNE-së dëshmon se deri ku shkon arroganca e qeverisë së Nikolla Gruevskit', deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Përplasjet e këtilla mes subjekteve politike maqedonase shtojnë zërat për përgatitjen e tyre për zgjedhje eventuale të parakohshme parlamentare. Bedri Rexhallari