A1 Report - Gjirokastër, muzeu i armëve drejt degradimit, mungojnë investimet

2015-08-21 0

GJIROKASTËR - Muzeu i Armëve në Gjirokastër po shkon drejt degradimit total si pasojë e mungesës së investimeve.
Gjendja e muzeut të armëve në qytetin muze lë për të dëshiruar, pasi suvaja ka nisur të bjerë dhe lagështira dominon në çdo cep të ambjentit muzeal. Madje, një prej vizitorëve në këtë muze shprehet se gjendja sa vjen e përkeqësohet dhe bën apel për ndërhyrje, para se të jetë vonë

"Gjendja lë për të dëshiruar shumë. Me këtë gjendje që është, ka shumë shpejt ka mundësi të amortizohet më tepër se ç'është amortizuar", shprehet një vizitor nga Durrësi, Artan Ceko.

Qysh prej çeljes së tij 44 vjet më parë, muzeu i vetmi i këtij profili në jug të vendit nuk ka njohur mbështetjen e organeve shtetërore . Prej vitit 2000 e në vazhdim, shteti shqiptar ka investuar 70 milion lekë dhe këto të destinuara vetëm për rehabilitimin e tarracës. Megjithatë edhe ky investim ka rezultuar sipërfaqësor dhe aspak cilësor, sepse të gjitha reshjet që bien jashtë hyjnë edhe brenda.