SHKODËR - Shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira kanë shkaktuar një aksident të rëndë në superstraden Shkoder- Hani i Hotit, ku një 22- vjeçar ka humbur jetën ndërsa një 26- vjeçar ndodhet në gjëndje kritike për jetën.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17- 30 minuta të 23 janarit 2014, pranë kompleksit të Zmijaneve kur automjeti tip Opel Astra sipasojë e shpejtësise dhe lagështirës në rruge ka rrëshqitur dhe për pasoje ka humbur jetën drejtuesi i mjetit 22- vjeçari Fran Pepushaj nga Kelmendi ndërsa sëbashku me të në automjet ka qenë edhe 26- vjeçari Sajmir Haxhia nga Kopliku, i cili ndodhet në gjëndje kritike për jetën.
Sipas policisë automjeti tip Astra ka qenë duke lëvizur me shpejtësi ndërsa ka reshqitur ku fillimisht është përplasur me një mur rrethues pranë superstradës e më pas automjeti është ndarë në dy pjesë.
Edhe pse të rinjve i kanë ardhur menjëherë në ndihmë kalimtarët e rastit 22- vjeçari ka humbur jetën menjëherë ndërsa 26- vjeçari ndodhet në gjëndje kritike për jetën në reanimacionin e spitalit rajonal.
Superstrada Shkoder-Hani i Hotit vijon të mbetet një nga rruget me problematike përsa i përket aksidenteve sidomos në ditet me shi për shkak edhe të mungesës së theksuar të ndriçimit.