TIRANE-Replika të ashpra gjatë ditës së sotme në seancën e Kuvendit mes ish-kryeministrit Berisha dhe ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli për lënien e mandatit nga ana e deputetes së Lezhës, Mejreme Delishi dhe mos marrjen e mandatit të deputetes nga dy gra të tjera, Silvana Maksuti në Durrës dhe Mirela Neli në Lezhë.
Ndërkaq në Lezhë e merr mandatin e deputetit kandidati i rradhës në listën e PS-së, Arben Ndoka.
Gjatë seancës, ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtuar "kofidente" Kodhelin, kjo e fundit i tha se i kishte borxh 2 herë jetën e babait por CV e saj nuk kishte vrasje. Përmes ironisë dhe të qeshurës kreu i Kuvendit, Ilir Meta i dha fjalën ish kryeministrit Sali Berisha, duke e quajtur këtë të fundit si: "Mbrojtësi më i madh i të drejtave të grave".
Berisha nga foltorja akuzoi maxhorancën se po zëvendësonte deputetet gra me përfaqësues të mafias. Ndërkohë që ministrja e Mbrotjes tha se, ky është një show i padenjë si për Kuvendin, si për zonjat që denjësisht përfaqësojnë këtë Kuvend.
Debate në seancë janë zhvilluar edhe për çështje të tjera, si ajo e lumit Radika. Opozita ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të japë llogari për këtë çështje. Nga ana e tij, kryeministri Rama deklaroi se nuk ka asnjë projekt të tillë për Radikën.
Duke folur për serverin e Tatimeve, Rama ka ironizuar me deklaratat e Berishës, duke thënë se, "hajduti thërret kapeni hajdutin". Në fund, Kuvendi ka miratuar edhe ngritjen e komisionit bipartizan, për çështjen e reformës territoriale.
BERISHA: "Po dhuhohen në mënyrën më brutale, nënat, motrat, grate. Sot në Parlament i nënshtrohemi mafias, tentakulave dhe kompromisit ndër më të turpshit në histori për të përzëbnë nga parlamenti dy zonja dhe për të zëvendësuar me të fortë e përfaqësues jo të civilitetit por të mafias. Ky Parlament ka rregullat e veta dhe ka solidaritin e vet ndaj deputëve të sëmurë por jo flakjen, sepse ka kufi, ti Mimi kofidentja", u shpreh Berisha, duke shtuar se në Kuvend po "përdorin grua për të sulmuar gruan".
REPLIKON KODHELI: "Sali Berisha ne të dy njihemi shumë herët. Unë kam burrninë të them: Jetën e babait tim ta kam borxh 2 herë, jo një herë, për të tjerat me mua nuk krahasohesh sepse në CV-në time nuk ka pasur as vrasje as hajnira."
DEBATET E TJERA NE SEANCEN E SOTME PER MANDATET E GRAVE
REPLIKA, KODHELI: TOPALLI NUK ESHTE AS PJESE E ALEANCES SE GRAVE
Dorëheqjen e grave parlamentare nga Kuvendi i Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe Sali Berisha e kanë cilësuarsi çështje mafieje dhe kriminelësh.
"Kurrë nuk ka ndodhur që të japë dorëheqjen, që të vijnë të tjerë në parlament. Ju zotëri që keni 20 vite në parlament, si ndiheni sot? Kur ka qenë pra parlamenti i mbushur me gra nga krimi i fortë si kësaj rradhe?! Çohuni zonja në emer të fëmijëve tuaj, ju zotërinj deputetë, dilni zot të së ardhmes të fëmijëve tuaj. Ajo që po ndodh sot është e rëndë", është shprehur mes të tjerave zonja Topalli, në seancën për mandatin e deputeteve në Kuvendin e Shqipërisë. "Kodi i heshjes ës...