A1 Report - Apeli, burg per jete Xhakjas, vrau komisarin e Shijakut, Adem Tahiraj

2015-08-21 8

TIRANË - Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimi ne shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, duke dënuar me burgim të përjetshëm Ilir Xhakjan, i dënuar për vrasjen e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Vendimi është dhënë gjatë ditës së sotme, pas dërgimit të dosjes në Apel nga avokati i dënuarit. Në vendimin e dhënë nga Apeli, thuhet se, Xhakja akuzohte nga prokuroria, për: "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Adem Tahirajt"; "vrasje e mbetur në tentativë ndaj shtetases Lena Ndoka"; "kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik" si dhe "mbajtje pa leje të armeve luftarake".

Ilir Xhakja e ekzekutoi ish-komisarin Tahiraj me pistoletë, duke qëlluar plot 5 herë rreth orës 18:00 të 13 shtatorit 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli në të cilin u ndalua nipi i tij Ledion Krasnaj.